Shkrimtari. Danilo Clementoni. Читать онлайн. Newlib. NEWLIB.NET

Автор: Danilo Clementoni
Издательство: Tektime S.r.l.s.
Серия:
Жанр произведения: Научная фантастика
Год издания: 0
isbn: 9788873045052
Скачать книгу

      Â«Pra me pak fjalë, si ai sistemi që përdoret tani për të zhbllokuar celularin?»

      Â«Po, pak a shumë» tha budallai duke vënë buzën në gaz, i lumtur që ata të dy më në fund e kishin kuptuar atë që po thoshte.

      Â«Ke bërë vërtet një punë të shkëlqyer» tha trashaluqi i kënaqur.

      Â«Po, por nuk e kemi kuptuar akoma funksionin e saj të vërtetë» ia ktheu tipi i hollë duke e kundërshtuar.

      Â«E ndjej se po guxoj një hipotezë për të cilën besoj se mund të jetë mjaft realiste» foli atëherë djali, me një fije zëri.

      Â«Bah, çfarë pret? Fol» ia ktheu trashaluqi duke iu afruar vetëm pak centimetra nga hunda.

      Â«Besoj se është sistemi për të aktivizuar proçedurën e vetëshkatërrimit të një anije kozmike përveç sa e sa funksioneve të tjera.»

      Të dy shokët u panë për një çast të shastisur pastaj, ai më i shëndoshi, sikur t’i kishte bërë dikush dhuratën më të bukur në botë, tha «Të lutem, më thuaj nëse i kemi hedhur në erë.»

      Â«Me shumë gjasa alienët do kenë patur të gjithë kohën e nevojshme për të shpëtuar kokën por mjeti i tyre mund të ketë patur vërtet një fund të hidhur.»

      Â«Biri im, je gjeni» thirri tipi trupmadh. Pastaj, nxori nga xhepi një flesh USB dhe shtoi «Vendosi këtu brenda të gjitha të dhënat që ke për këtë gjënë dhe pastaj fshiji të gjitha. Nëse zbulojmë se ke ruajtur për vete edhe një byte të vetëm...»

      Â«E di, e di. Do më bëni copa copa.»

      Â«Të lumtë. Isha i sigurt se je një tip i zgjuar.»

      Proçedura e kopjimit zgjati vetëm pak sekonda. Budallai, pasi kishte hequr fleshin nga kompjuteri i vet, ia dha tipit trupmadh i cili ia mori shpejt nga duart. Pastaj, me të marrë edhe objektin e çuditshëm dhe me t’i futur të dy në xhepin e djathtë të pantallonave, i tha shokut të vet «Ikim plako, ndoshta ëndrrat tona po bëhen realitet.»

      Kishin arritur pothuajse te pragu kur djaloshi foli «Ej, nuk keni harruar diçka?»

      Â«Ku e ke fjalën?» pyeti tipi i gjatë dhe i hollë.

      Â«Pjesën tjetër të parave që më takojnë.»

      Â«Parave?» ia ktheu trashaluqi. «Falendero zotin që nuk të përdrodhëm qafën» dhe përplasi portën pas vetes.

      Yjësia e Arushës – Planeti Kerion

      Afro gjashtëqind e pesë vite nga toka, gjigandi i kuq i quajtur Aldebaran ndriçonte zbehtë një planet të zhveshur i njohur me emrin Kerion. Sipërfaqja e tij, sot e karakterizuar vetëm nga shkretëtira të zhveshura, fusha dhe peisazhe shkëmbore, gryka të thella dhe rrafshnalta të buta, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Planeti filloi rënien e tij të ngadaltë afro dhjetë mijë vite para se, për arsye ende të panjohura, lëngu metalik nga i cili përbëhej bërthama nisi lehtë por në mënyrë të pakthyeshme të ngadalësonte rrotullimin e vet, duke shkaktuar reduktimin progresiv relativ të fushës së tij magnetike.

      Sot atmosfera e Kerionit, që njëherë e një kohë përbëhej kryesisht nga azoti dhe metani në afro njëzet përqind të saj, realisht nuk ekziston më. Rrezet e dëmshme që vinin nga ylli i tij, në fakt jo të mbrojtura më nga fusha e fuqishme magnetike planetare, e kanë prishur atë deri sa e kanë reduktuar atmosferën fillestare me afro 0,1 përqind. Dete plot me ujë hidrokarburesh zinin gati gjysmën e planetit. Liqene plot me metan dhe shtresa të panumërta prej akulli piklonin mbi sipërfaqet e tokave dhe jeta përparonte me gjallëri. Por me sa dukej, një katastrofë ishte paracaktuar për fatin e Kerionit. Banorët e tij, me mijëra vite, kishin provuar të kërkonin një zgjidhje për të rigjallëruar bërthamën por pa arritur t’ia dilnin mbanë. Që nga fillimet e ngadalësimit, kishin provuar madje edhe të ndërmerrnin udhëtime shumë të gjata dhe të rrezikshme ndëryjësore në kërkim të një planeti të ngjashëm me të tyrin ku edhe mund të zhvendoseshin por asnjë prej këtyre misioneve nuk kishte patur sukses.

      Duke ardhur në fund të burimeve të tyre jetike, praktikisht i ishin dorëzuar zhdukjes së pashmangshme kur, një nga mendjet më brilante të planetit propozoi atë që shumica e popullsisë së planetit e quajti si çmenduri absolute: të çliroheshin nga gjithçka nga e cila do të mundnin “të vdisnin”. Keriani filloi një sërë eksperimentesh që, në harkun e disa dhjetra viteve, do të çonin në heqjen e trupave materiale të atij që ne do të mund ta përkufizonim si “shpirti”, duke e çliruar kështu nga lidhja që deri më atëherë besohej se ishte e pashkëputshme me trupin fizik. Esenca e disa vullnetarëve u nda nga materia e gjallë dhe u implantua në strukturat e reja tërësisht mekanike. Ajo që lindi qe një specie e re, bazuar tërësisht në trupat kibernetikë por e pajisur me inteligjencën e vet dhe të asaj esence kozmike e quajtur shpirti, ose më thjesht, jeta.

      Shkëputja e shpirtrave të të gjithë banorëve përfundoi në pak vite por, duke marrë parasysh sasinë e paktë të materialeve të përshtatshme për realizimin e trupave të rinj kibernetikë, zhvendosja po kryhej shumë ngadalë. Atëherë u vendos, që të bëhej ruajtja e “esencave” në mbështjellëse të posaçme në formë ovoidale, në mënyrë që të mbroheshin nga shkatërrimi deri sa të realizohej ekzoskeleti i tyre i ri.

      Të parat qenie të reja të krijuara, tashmë realisht të pavdekshme, filluan atëherë një epope të re eksplorimesh të kozmosit në kërkim, këtë herë, të planeteve që mund t’u jepnin atyre lëndët e para të nevojshme për përfundimin e projektit. U identifikuan dhjetë, madje në një largësi disa qindra vite dritë nga planeti i tyre mëmë, në të cilët u ndërtuan laboratorët e vërtetë dhe të duhur ku burimet e planeteve u hoqën dhe u shfrytëzuan në vend për realizimin e trupave të rinj. Shumë e rëndësishme ishte prania e elio-3 i cili, përmes një sistemi kompleks të bashkimit nuklear, do t’i garantonte strukturës së çdo keriani të ri një burim energjie praktikisht të pashtershëm. Për të arritur të gjithë ata planete aq të largët, u krijuan portale të vërtetë dhe të duhur ndëryjësore, nëpërmjet të cilëve kontenitorët me shpirtrat e banorëve dhe pajisjet e nevojshme u trasferuan në laboratorët e montimit. Realizimi i çdo trupi të vetëm, implantimi i shpirtit dhe aktivizimi i tij i plotë kërkonte çdo herë një proçedurë shumë të gjatë por, për ta, koha nuk përbënte më problem.

      Â«Kemi marrë një mesazh të pazakontë nga impianti /\» njoftoi keriani që merrej me transmetimet.

      Â«Ã‡farë mesazhi është?» ia