Kryqëzimi Me Nibirun. Danilo Clementoni. Читать онлайн. Newlib. NEWLIB.NET

Автор: Danilo Clementoni
Издательство: Tektime S.r.l.s.
Серия:
Жанр произведения: Научная фантастика
Год издания: 0
isbn: 9788873042549
Скачать книгу
të faqes me drejtimin nga lindja, duke krijuar një të çarë të vogël nja dhjetë centimetra. I holli afroi syrin e djathtë dhe zhbiriloi për ca çaste nga e çara. Nuk kishte asnjëri ashtu siç e kishte parashikuar. Arrihej vetëm të shiheshin, në largësi afro njëqind metra, rrënojat e qytetit antik ku, më parë kishin fshehur xhipin që do t’iu ishte dashur për të ikur me plaçkën e vjedhur.

      Â«Rruga është e lirë» tha ndërkohë që më lamën e mistrisë po e çonte deri në tokë të prerën e vogël që kishte bërë më parë. «Shkojmë» dhe u fut duke u zvarritur nëpër pjesën e çarë.

      Â«Mund ta bëje edhe pakëz më të madhe këtë vrimën, apo jo?» foli nëpër dhëmbë trashaluqi, mes rënkimeve të njëpasnjëshme, ndërkohë që përpiqej me zor edhe ai të rrëshqiste jashtë.

      Â«Luaj vendit. Tani duhet të ikim sa më shpejt që të mundemi.»

      Â«Eh, një fjalë goje është. Unë ia dal a s’ia dal dot që të eci.»

      Â«Ec tani, nxito dhe mjaft u qave. Mbaj mend se nëse nuk arrijmë t’ia mbathim pa u ndier, shumë vite burg nuk do të na i heqë askush.»

      Fjala “burg” arrinte gjithmonë që të shkaktonte një forcë suplementare tek tipi i shëndoshë. Nuk foli më asnjë fjalë dhe, duke vuajtur në heshtje, ndoqi pas shokun i cili, pa u ndier fare, u largua vjedhurazi drejt rrënojave.

      Qe zhaurima e një motori diku larg ajo që e futi në dyshim rojen. Pa për një çast cigaren tashmë të mbaruar dhe, me një gjest të shpejtë, e flaku tej. U fut me vendosmëri brenda tendës dhe gati nuk mundi t’u besonte syve: dy të burgosurit nuk ishin më. Pranë fuçisë së karburantit litari i flakur në mënyrë të çrregullt, pak më andej dy copat prej stofi që i kishin përdorur si shtupa për t’u mbyllur gojën dhe në faqen në fund të tendës një e çarë e madhe që shkonte deri në tokë.

      Â«Hisham, djema» bërtiti burri me sa frymë që kishte. «Të burgosurit janë arratisur!»

      Imazhi i objektit që Petri kishte pozicionuar në hapësirën ndërmjet Kodonit dhe Tokës i kishte lënë gojëhapur të dy tokësorët.

      Â«E çfarë do jetë ajo gjëja?» pyeti me kureshti Elisa, ndërsa afrohej në përpjekje për të parë më mirë.

      Â«Nuk i kemi vënë akoma një emër zyrtar.» Petri e solli sërish objektin e çuditshëm në plan të parë dhe, duke vështruar profesoreshën, shtoi «Ndoshta do të mund të zgjidhje ti një.»

      Â«Nëse të paktën do më shpjegoje se çfarë është, mund të bëja edhe një provë.»

      Â«Ka disa kohë që shkencëtarët tanë më të mirë janë duke u angazhuar në këtë projekt.» Petri kryqëzoi duart pas shpine dhe nisi të ecte ngadalë nëpër dhomë. «Kjo pajisje është rezultati i një sërë studimeve që, pjesërisht, shkojnë edhe përtej kompetencave të mia shkencore.»

      Â«Dhe mund t’ju siguroj se janë të konsiderueshme» shtoi Azakisi, duke i dhënë mikut të tij një të rrahur tek supet.

      Â«Shkurtimisht, bëhet fjalë për një lloj sistemi antigravitacional. Bazohet te një parim mbi të cilin, siç po thoja, po studiohet akoma por që mund të provoj ta përmbledh në pak fjalë të thjeshta.»

      Â«Mendoj se do jetë shumë më mirë» komentoi Elisa. «Mos harroni se ne i përkasim një specieje e cila, në krahasim me tuajën, mund të përkufizohet fare mirë si më pak e zhvilluar.»

      Petri pohoi lehtazi. U afrua kështu tek paraqitja tredimensionale e objektit të çuditshëm dhe vazhdoi qetë qetë me shpjegimin e tij. «Kjo, që ti më parë e quajte “objekt në formë petulle”, përkufizohet gjeometrikisht si toroid. Unaza rrethore është e zbrazët, ndërsa ajo që thjesht mund ta quanim “vrima qendrore” përmban sistemin e shtytjes dhe të kontrollit.»

      Â«Deri këtu është gjithçka e qartë» foli Elisa gjithnjë e më e interesuar.

      Â«Shumë mirë. Tani të shohim parimin e funksionimit të sistemit.» Petri rrotulloi imazhin e toroidit dhe shfaqi pjesën e brendshme. «Unaza do të mbushet me një gaz, vetëm të një izotopi të Heliumit, që, i ftohur në një temperaturë afër zeros absolute, ndryshon gjendjen dhe shndërrohet në një lëng me karakteristika tepër të veçanta. Praktikisht, viskoziteti i tij bëhet thuajse zero dhe arrin të rrëshqasë pa gjeneruar asnjë fërkim. Këtë karakteristikë ne e quajmë “super-rrjedhshmëri”.»

      Â«Tani po e humbas paksa fillin» tha me trishtim Elisa.

      Â«Për ta bërë më të thjeshtë, ky gaz në gjendje të lëngët, stimuluar në mënyrën e duhur nga struktura e unazës, do të arrijë të lëvizë në brendësi të saj, pa asnjë vështirësi, dhe me një shpejtësi të afërt me atë të dritës, duke arritur ta mbajë për një kohë teorikisht të pakufizuar.»

      Â«E mahnitshme» arriti vetëm të thoshte Xheku, që nuk kishte humbur as edhe një rrokje nga i gjithë shpjegimi.

      Â«Në rregull, tani besoj se e kuptova» shtoi Elisa. «Po si do t’ia bëjë ky mjet që të përballojë efektet e tërheqjes gravitacionale ndërmjet dy planeteve?»

      Diskutimi këtu bëhet shumë i komplikuar» iu përgjigj Petri. «Le të themi se, rrotullimi i superlëngut me shpejtësi të afërt me atë të dritës, gjeneron një kurbë të madhësisë së vazhduar kohë- hapësirë rreth vetes, duke shkaktuar një efekt antigravitacional.»

      Â«Djalli ta marrtë» shfryu Elisa. «Profesori im i vjetër i fizikës do të më vijë vërdallë edhe në varr.»

      Â«Dhe jo vetëm ai, e dashur» shtoi koloneli. «Nëse e kuptova mirë se çfarë po mundohen që të na shpjegojnë këta dy zotërinjtë, këtu po flitet për të përmbysur shumë nga teoritë dhe konceptet që disa nga shkencëtarët tanë janë përpjekur të analizojnë dhe studiojnë gjithë jetën. Parimi i antigravitetit u vu në teori më shumë se një herë por kurrë nuk ka arritur njeri që ta demostrojë plotësisht. Përpara nesh» dhe tregoi objektin e çuditshëm «kemi më në fund provën se kjo është vërtet e mundur.»

      Â«Unë do të ecja pak me më shumë kujdes» foli Azakisi, duke e ftohur pakëz euforinë e kolonelit. «E ndjej për detyrë që t’ju informoj se kjo gjë nuk është eksperimentuar asnjëherë mbi objekte