Kriteri I Leibnizit. Maurizio Dagradi. Читать онлайн. Newlib. NEWLIB.NET

Автор: Maurizio Dagradi
Издательство: Tektime S.r.l.s.
Серия:
Жанр произведения: Героическая фантастика
Год издания: 0
isbn: 9788873046295
Скачать книгу
shumë, shumë të rëndësishme!>

      <Epo, profesor, besoj se nëse nuk e doni ju, Nobelin do ta mbaj për vete.>

      <Ç’farë po flet, Marron? Nuk kam kohë për të humbur me shakara!>

      Marronit nuk i bëri përshtypje.

      <Është eksperimenti juaj, profesor. Prodhon një efekt që …>

      Nxënësi perceptoi një trazirë të shpejtë dhe, pak sekonda më pas, dëgjoi një derë të përplasej. Mund të dëgjonte akoma zhurmat e shtëpisë së Drew-së. Televizori ishte ndezur dhe llomotiste pa kuptim si zakonisht. Profesori as nuk u kujdes që të mbyllte telefonin.

      Marroni po i bënte roje eksperimentit, duke mbajtur gjithmonë në kontroll macen për të evituar një sulm të dytë që me siguri do të kishte patur pasoja shkatërrimtare. Kafsha po hante paninen me kafshata të vogla, por pas çdo kafshate ushqimi pakësohej pashmangshmërisht, dhe macja fillonte të shikonte me trishtim banakun.

      Drew nuk po vinte.

      Marroni mallkoi veten që nuk i jepte kurrë për të ngrënë asaj maceje, por ai e dinte që merreshin nxënësit e tjerë. Ajo që nuk dinte ishte që atë ditë ata nxënës kishin shkuar në një seminar dhe nuk i kishin dhënë për të ngrënë maces, të bindur që do merrej Marroni me këtë gjë.

      Macja ndërkaq kishte mbaruar paninen dhe po shtriqej, duke parë me vëmendje banakun. Marroni filloi të djersijë, i pasigurtë për të vepruar, kur dëgjoi zhurmën e një dere të përplasur dhe të një ecjeje të shpejtë në korridorin e hyrjes për në laborator.

      Dera u hap dhe papritur Drew hyri brenda. Sapo futin kokën brenda shikimi i tij përfshiu gjithë skenën dhe vlerësoi rrufeshëm gjendjen: Marroni rrinte i palëvizur përpara banakut, me sytë të fiksuar tek macja që dukej se seriozisht kishte ndërmend të kafshonte një panine të mbështetur në piastrën e eksperimentit, i cili dukej ende i montuar.

      Drew kishte një marrëdhënie të mirë me macen dhe e zgjidhi udhëkryqin shumë thjesht:

      <Niels! Përjashta!>

      Pas asaj komande të thatë, macja që mbante një emër2 të rëndësishëm doli menjëherë nga dritarja e laboratorit, gjithmonë paksa e hapur në mbrëmje për të lejuar ajrosjen.

      Marroni lëshoi një psherëtimë lehtësimi dhe filloi të ç’tensionohej. Shkoi të mbyllte dritaren dhe filloi t’i tregonte profesorit. I rrëfeu faktet kryesore, pasi fizikantët janë njerëz sintetikë, dhe përfundoi hipotezën e tij:

      <Besoj se macja ka gjetur rastësisht një rregull kritik të eksperimentit, i cili prodhon një efekt zhvendosjeje ose shpërbërjeje të lëndës së vendosur në pllakëz. Nuk gjej shpjegime të tjera, për momentin.>

      Gjatë kohës të tregimit, Drew kishte vëzhguar eksperimentin, kishte thithur gjithë vlerat e vendosura në kompiuter dhe rregullat përfundimtare të instrumenteve të lidhura.

      <Marron, mesa duket ka ndodhur si thua ti, por ti e di mirë se që një eksperiment të jetë i vlefshëm, duhet të mund të përsëritet. Mirë, tani ne do ruajmë gjendjen aktuale, pastaj do të provojmë të riprodhojmë efektin e vëzhguar.>

      Para së gjithash, pa prekur asgjë, Drew morri nga një raft një aparat fotografik dixhital, pajisur me një dispozitiv që i vishte një rrjetë të shkallëzuar me finesë imazhit të kapur; fotografoi gjithë sendet në banak, një nga një dhe të grupuara, nga disa këndvështrime. Rrjeta do të lejonte më pas t’ju riktheheshin largësive të sakta dhe këndeve midis objekteve, në mënyrë që të mund të restaurohej paraqitja e saktë e eksperimentit po të qe nevoja. Fotografoi edhe ekranin e kompiuterit, ku shfaqeshin të gjithë parametrat e kalibrimit të mjeteve të ndryshme që komandoheshin nga ai, dhe në fund Marron ruajti parametrat në skedar.

      Të dy bashkë shkarkuan në një kompiuter tjetër të gjitha imazhet e fotografuara dhe skedarët me parametra, krijuan dy kopje dhe i ruajtën të veçuara: një në çantën e Drew-së dhe tjetrën në xhaketën e Marronit.

      Tani ishte momenti vendimtar: duhej të provonin të riprodhonin efektin.

      Drew zhvendosi fetën e bukës mbi piastër, në mënyrë që të kishte përsëri bukë në vendin nga ku më parë ishte zhdukur lënda.

      <Pasi nuk dimë asgjë sesi mund të ketë funksionuar, do të vijojmë në mënyrë rastësore, duke modifikuar një parametër çdo herë dhe duke vëzhguar se ç’farë ndodh. Marron, zgjidh një parametër në kompiuter. Do të fillojmë nga kjo.>

      Marron u kthye drejt ekranit dhe zgjodhi parametrin e parë që i zunë sytë.

      <Do ndryshoj K22-in.Tani është 1123,08V3. Po e çoj në zero.>

      Nxënësi e bëri.

      Nuk ndodhi asgjë.

      <Po e rris me 10V. Tani K22-i është në 10V, 20V, 30V…>

      Akoma asgjë.

      Kur mbërriti në 350V, Drew i tha Marronit ta rriste me shkallë 50V.

      <…400V, 450V, 500V…>

      Akoma asgjë.

      Gjeneratori zhurmonte fuqishëm nga rritja e tensionit.

      <…950, 1000, 1050, 1100, 1150, 1200V…>

      Asgjë.

      Marron ndaloi. Ndaloi së rrituri tensionin.

      <Profesor, e kemi kaluar vlerën e eksperimentit.>

      <E pashë, Marron.>, Drew po reflektonte intensivisht. <Mirë, vendos K22-in në mënyrë direkte, në 1123,08V, siç ishte në fillim.>

      Marron vendosi vlerën me tastierë, dhe para se ta fuste në sistem ndaloi, këmbeu një shikim dakordësie me Drew-në, që të dy u përqëndruan tek paninja, pastaj djaloshi aktivizoi vlerën: menjëherë, sikur të kish qenë gjëja më natyrale në botë, një racion nga paninja u zhduk. Forma e tij ishte ekzaktësisht si ajo që ishte zhdukur më parë.

      Drew gulçoi. Në vetvete, nuk kishte besuar vërtet që efekti i përshkruar nga Marroni të ishte prodhuar, por mendonte se kishte një shpjegim konvenzional për çdo gjë.

      Të gjendurit direkt gjatë manifestimit të efektit e kishte shtangur. Iu duk se po zhytej në një zbrazëti të krijuar papritur poshtë tij dhe hezitoi. Për fat qëndronte ulur dhe mjaftoi që nxënësi ta mbante pak, gati, duke penguar rrëzimin e tij. E kuptoi se ç’farë mund të kish kaluar Marron duke vëzhguar efektin herën e parë. Iu desh gati një minutë për të rimarrë veten, por tani e kishte veten në kontroll. Nuk e ndjente më lodhjen e ditës, gjumi i kishte dalë, mendja e tij tani ishte një mjet i fuqishëm dhe i mprehtë, i përqëndruar plotësisht tek eksperimenti.

      <Mirë, Marron>, tha ftohtë Drew, <çoje K22-in në zero, pastaj në 1123,08V.> Ndërkaq hoqi në mënyrë të përshtashme paninen.

      Marron ekzekutoi, dhe sërish materia u zhduk.

      Provuan duke çuar K22-in në 1123,079V, por pa rezultat.

      <Tani e dimë që K22-i prodhon efektin vetëm nëse arrihet direkt vlera kritike. Nuk ka një manifestim gradual të fenomenit, as për vlerat e afërta me atë kritike. Duket se jemi pikërisht përballë diçkaje neto, që ose ndodh ose nuk ndodh aspak, sipas vlerës që i japim parametrit. Mirë, tani provojmë me parametrat e tjerë. Fillo me radhë, duke nisur nga i pari, duke i ndryshuar gradualisht siç vepruam për K22-in.>

      Marron ndërhyri:

      <Profesor, ka mbetur pak bukë; mendoj se duhet të provojmë me ndonjë material