Kryqëzimi Me Nibirun. Danilo Clementoni. Читать онлайн. Newlib. NEWLIB.NET

Автор: Danilo Clementoni
Издательство: Tektime S.r.l.s.
Серия:
Жанр произведения: Научная фантастика
Год издания: 0
isbn: 9788873042549
Скачать книгу
mjetet.

      Â«Shkojmë» foli ai që dukej se ishte shefi, ndërsa kërceu poshtë nga xhipi i ndjekur nga tre të tjerët. Ata të dy që kishin ngelur tek hyrja u rreshtuan në grup dhe të gjashtë, të strukur, u drejtuan për nga hyrja kryesore e restorantit.

      Â«Ju të tre, nga mbrapa» dha urdhër shefi.

      Të gjithë pjestarët e skuadrës së vogël sulmuese ishin të pajisur me pushkë AK-47 dhe, nga rripat e nja dy prej tyre, mund të vëreheshin këllëfët tipikë të lakuar të thikave arabe Janbiya. Nuk ishin thika shumë të mëdha por tehet e mprehura nga të dyja anët i bënin ato padyshim armë të bardha vrastare.

      Pronari i restorantit, i vetëdijshëm që nga momenti në moment do të mbërrinin shokët e vet, bënte vazhdimisht ecejake midis sallonit dhe hyrjes së mbrapme, nga ku përgjonte jashtë për të kontrolluar lëvizje të mundshme të dyshimta. Por ky nervozizmi i tij, nuk kaloi pa u vënë re nga gjenerali i cili, si një dhelpër e vjetër, filloi të nuhaste se diçka nuk po shkonte për së mbari. Me pretekstin për të marrë shishen e birrës, iu afrua tipit të shëndoshë tek veshi dhe i pëshpëriti «Nuk të duket se miku jot është pak si shumë nervoz?»

      Â«Me thënë të drejtën edhe unë po e vija re» ia ktheu trashaluqi, edhe ai nën zë.

      Â«Prej sa kohësh e njeh këtë? Nuk është se po organizon ndonjë surprizë të këndshme? »

      Â«Do thoja që jo... ka qenë gjithnjë një tip i rregullt.»

      Â«Do të jetë» tha gjenerali duke u ngritur shpejt nga karrigia «por unë s’ia kam fare besën. Ikim që këtej sa më shpejt.»

      Dy të tjerët u panë për një çast me dyshim dhe pastaj u ngritën dhe ata dhe u drejtuan me shpejtësi në drejtim të pronarit.

      Â«Faleminderit për gjithçka» tha ai i shëndoshi «por tani duhet të shkojmë vërtet» dhe i futi një kartëmonedhë tjetër njëqind dollarëshe në xhepin e veçantë të këmishës.

      Â«Por nuk ju kam sjellë as ëmbëlsirën» iu përgjigj burri me flokë kaçurrela.

      Â«Më mirë, pasi jam në dietë» iu përgjigj trashaluqi dhe u nis me shpejtësi në drejtim të portës. Pa vjedhurazi nga mbrapa tendës dhe, duke mos vënë re asgjë të pazakontë, ua bëri me shenjë dy të tjerëve që ta ndiqnin. Nuk kishte kapërcyer në kohë pragun, kur me bisht të syrit, vuri re tre huliganë që po i vinin nga e djathta.

      Â«Bastard» arriti vetëm të bërtiste para se, ai që ishte më afër prej të treve, me një anglishte shumë të cunguar e kërcënoi që të ndalej. Si përgjigje, nxori nga rripi i mesit një granatë të fuqishme dhe duke u kthyer nga shokët e tij bërtiti «Flashbang!»

      Të dy mbyllën menjëherë sytë dhe veshët. Një dritë verbuese, e pasuar nga një shpërthim i fuqishëm, theu qetësinë e natës. Të tre sulmuesit, të kapur në befasi nga lëvizja e trashaluqit, ngelën për disa çaste të trullosur nga shpërthimi dhe verbimi i shkaktuar nga granata që i pengoi të shihnin tre amerikanët të cilët, me një kërcim të denjë për një finale të njëqind metërshit, po ia mbathnin në drejtim të automjetit të tyre.

      Â«Zjarr» bërtiti shefi i agresorëve.

      Një breshëri e AK-47 u derdh në drejtim të të ikurve por duke parë që efekti i flashbang nuk ishte zhdukur akoma, fluturoi mbi kokat e tyre.

      Â«Ikni, ikni» bërtiti ai i holli ndërkohë që i përgjigjej zjarrit me Berettën M9 të nxjerrë nga këllëfi.

      Trashaluqi, ndërkohë që vraponte, kishte arritur të nxirrte telekomandën nga xhepi i xhaketës dhe të hapte derën e pasme të makinës. Me një kërcim të shpejtë u hodh si peshk dhe, duke kapur një nga pushkët M-16 që e merrte gjithnjë me vete, ia vërviti gjeneralit. Ai, nga ana tjetër, rroku një mitraloz FN P90 dhe nisi ta zbrazte në drejtim të agresorëve.

      Â«Largohu» i bërtiti të hollit i cili, duke mbajtur kokën ulur, vajti në drejtim të derës nga ana e shoferit. Ndërkohë që dy miqtë e tij hapnin zjarr për ta mbuluar, u fut brenda në makinë. Një breshëri tjetër armësh, që vinte nga prapa shpine, vizatoi një sërë vrimash të çrregullta në muret prej llamarine të barakës përpara tij.

      Ndërkohë, tre agresorët që kishin kaluar nga mbrapa përfunduan tek porta kryesore e restorantit dhe u bashkuan me zjarrin e shokëve. Shënjestra e tyre ishte padyshim më e mirë. Një plumb goditi pasqyrën e vogël të makinës në krahun e djathtë që përfundoi copë e çikë.

      Â«Ta marrë djalli» shfryu tipi i hollë ndërkohë që, duke ulur kokën instiktivisht, po mundohej që të ndizte makinën.

      Â«Hipni gjeneral» bërtiti trashaluqi ndërkohë që lëshoi një breshëri tjetër në drejtim të agresorëve.

      Me zhdërvjelltësinë e një djaloshi, Kembëlli u hodh në sediljen e mbrapme tamam në momentin kur një plumb po i çikte këmbën e majtë dhe po hynte forcërisht në derën e hapur. Me një lëvizje të shpejtë, hoqi sediljen e mbrapme dhe arriti të fuste dorën në portabagazh. Vuri re menjëherë një sërë granatash të rreshtuara brenda një ene polisteroli. Nuk mendoi as edhe një çast, e rrëmbeu një dhe, pasi i hoqi fitilin, e flaku në drejtim të agresorëve.

      Â«Granatë» gërthiti dhe u shtri rrafsh në sedile.

      Ndërkohë që një breshëri e re e AK-47 thyente dritaren e mbrapme dhe copëtonte fenerin mbrapa në të djathtë, bomba e dorës u rrotullua qetë qetë mu në mes të grupit të agresorëve të cilët, të vetëdijshëm mbi rrezikun e mundshëm, u plasën në tokë duke u bërë rrafsh sa më shumë që të mundeshin. Bomba shpërtheu me një zhurmë shurdhuese dhe një shkëlqim verbues prishi errësirën e natës.

      Tipi i shëndoshë, duke përfituar nga lëvizja e beftë e gjeneralit, vrapoi për nga ana e pasagjerit, hipi në makinë dhe, duke qëndruar me një këmbë jashtë, bërtiti «Ik, ik.»

      I holli shkeli këmbën në gaz dhe makina, me një gërvimë të fortë të gomave, gufoi përpara në drejtim të portës së vjetër të barakës së braktisur. Makina e sulur në drejtim të rrugës ushtroi forcë mbi llamarinën e ndryshkur të panelit, që u rrëzua brenda rëndë rëndë. Makina vazhdoi lëvizjen e saj të çmendur duke shkatërruar gjithçka që haste gjatë rrugës. Vazo të vjetra copa copa, arka druri të prishura, karrige madje dhe dy fenerë të vjetër u thërrmuan dhe u hodhën në ajër, duke ngritur lart një shtëllungë rëre dhe bëzhdila. I holli që ngiste makinën, po përpiqej të