Rikthim Në Tokë. Danilo Clementoni. Читать онлайн. Newlib. NEWLIB.NET

Автор: Danilo Clementoni
Издательство: Tektime S.r.l.s.
Серия:
Жанр произведения: Научная фантастика
Год издания: 0
isbn: 9788873040187
Скачать книгу
këtij mundimi dhe vërtet që nuk jam në humor për të bërë shaka.»

      Grindavec si gjithmonë, por asgjë dhe askush nuk do të mundte që ta ndante prej tij.

      Njiheshin që nga fëmijëria. Ishte vetë ai që e shpëtonte më shumë se një herë nga një rrahje e sigurt (që fëmijë ishte shumë më i madh në trup nga të tjerët), duke ndërmjetësuar me imponimin e vet të respektueshëm midis mikut të tij dhe bandës së vetme të garipave, nga e cila ishte pothuaj gjithmonë në shënjestër.

      Që në djalëri Azakisi nuk ishte sigurisht tipi që personat tërheqës të seksit të kundërt do ta kishin afruar për ta njohur. Vishej gjithmonë mjaft shkujdesur, me flokë të rruar, fizik të hollë, i lidhur pashtershmërisht pas Rete5 nga e cila thithte me miliona informacione në një shpejtësi dhjetë herë më të lartë se mesatarja. Tashmë brenda dhjetë viteve, në sajë të rezultateve të jashtëzakonshme në studime, kishte arritur një akses të nivelit C, duke pasur kështu mundësinë që t’u afrohej njohurive të paprekura nga pothuajse të gjithë bashkëmoshatarët e vet. Impianti nervor N^COM, që i garantonte këtë lloj aksesi, sidoqoftë kishte ndonjë minus të vogël. Gjatë fazave të përvetësimit, përqendrimi duhet të ishte gati absolut dhe, duke qenë se pjesa më e madhe e kohës i kalonte kësisoj, praktikisht kishte gjithmonë një pamje të hutuar, me vështrimin e ngulët të humbur në zbrazëtirë, krejtësisht të huaj ndaj gjithçkaje që i ndodhte përreth. Me thënë të vërtetën, ekzistonte një mendim i përgjithshëm që, në kundërshtim me atë çka deklaronin të Moshuarit, ai ishte paksa i vonuar.

      Për atë kjo nuk kishte rëndësi.

      Etja e tij për dije nuk kishte kufij. Edhe netëve rrinte i azhornuar dhe, ndonëse në gjumë kapaciteti i përvetësimit, i nevojshëm për një përqendrim absolut, do të reduktohej në një 1% të papërfillshëm, nuk do të donte të harxhonte kot as edhe një çast të vetëm nga jeta, pa patur mundësinë që të zgjeronte horizontin e vet kulturor.

      U ngrit duke përvijuar një buzëqeshje të butë dhe u drejtua për nga kabina gjashtë, ku po e priste miku i tij.

      Elisa Hanter po përpiqej për të kushedisatën herë që të thante pikëzat e mallkuara të djersës që, nga balli, vazhdonin t’i binin lehtë lehtë mbi hundë, për të rënë pastaj fluturim poshtë saj në rërën e zjarrtë. Kishte tashmë disa orë që po rrinte në gjunjë, me të pandarën e saj Trowel Marshalltown6 , duke gërvishtur tokën me delikatesë, në tratativë për të sjellë në dritë, pa e dëmtuar, atë që me të vërtetë dukej se kishte qenë kapaku i një guri varri. Sidoqoftë, ajo tezë nuk e kishte bindur aspak që në fillim. Në afërsitë e Ziqquratit të Urit7 , ku që prej dy muajsh, falë famës së saj si arkeologe dhe eksperte në njohjen e gjuhës sumerike, i ishte lejuar që të punonte, varre ishin gjetur shumë, qysh prej gërmimeve të para arkeologjike të bëra në fillimet e shekullit të XX, por që asnjëherë, në asnjërën prej tyre, nuk ishte zbuluar një punim dore i këtij lloji. Duke pasur parasysh formën e veçantë katrore dhe dimensionet e konsiderueshme, më shumë se një sarkofag, i ngjante “një kapaku” të ndonjë lloj ene varrosur aty mijëra vjet përpara, për të ruajtur a fshehur kushedi se çfarë.

      Për fat të keq, duke qenë se, për momentin, kishte nxjerrë në sipërfaqe vetëm një copëz nga pjesa e sipërme, akoma nuk kishte qenë në gjendje ta përcaktonte, gjë që do mundte kur ena në fjalë, të mund të ishte lart. Gdhendjet në formë pyke që vishnin të gjithë sipërfaqen e dukshme të kapakut, nuk ngjanin me ndonjë gjë që ta kishte parë ndonjëherë më përpara.

      Për t’i deshifruar do të duheshin ditë të tëra dhe po aq netë pa gjumë.

      Â«Profesoreshë.»

      Elisa ngriti kokën dhe, duke zgjatur ndërkohë dorën e saj të djathtë mbi sy për t’u mbrojtur nga dielli, pa ndihmësin e saj Hishamin, tek vinte drejt saj me hapa të shpejtë.

      Â«Profesoreshë» përsëriti burri «ka një telefonatë për ju nga qendra. Duket urgjente. »

      Â«Erdha. Faleminderit Hisham.»

      Përfitoi nga pushimi i detyruar për t’i lejuar vetes një gllënjkë ujë, pothuaj i zierë tashmë, nga pagurja që e merrte gjithmonë me vete të lidhur te rripi.

      Një telefonatë nga qendra... Kjo mund të nënkuptonte që rrugës ka vetëm telashe...

      U ngrit, u dha një të goditur me pëllëmbë pantallonave duke ngritur retë e shumta të pluhurit dhe u nis me vendosmëri drejt tendës që shërbente si qendër mbështetëse për kërkimet.

      Hapi zinxhirin që mbante gjysëm të mbyllur tendën e kampit dhe hyri. Priti pak derisa sytë t’i mësoheshin me ndryshimin e dritës, po prapë kjo gjë nuk e pengoi që të njihte, në ekran, fytyrën e kolonel Xhek Hadson i cili, me një pamje jodashamirëse, vështronte kot ngultas në pritje të një përgjigjeje prej saj.

      Koloneli ishte zyrtarisht përgjegjësi i skuadrës strategjike të antiterrorit të qendrës në Nasiria por detyra e tij efektive, ishte ajo e kordinimit të një serie kërkimesh shkencore të urdhëruara dhe të kontrolluara nga një departament misterioz ELSAD8 . Një departament i tillë ishte i rrethuar nga misteri i vetëm që mbështjell të gjitha strukturat e këtij lloji. Pothuaj askush nuk i dinte me saktësi qëllimet dhe objektivat e gjithë organizmit. Dihej vetëm se komanda operative përgjigjej drejtpërdrejt tek Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

      Fundja Elisës nuk i interesonte shumë nga e gjithë kjo. Arsyeja e vërtetë për të cilën kishte vendosur të pranonte ofertën për pjesëmarrje në një nga misionet, ishte që më në fund do të kishte mundësi që të kthehej tek vendet që i dashuronte më shumë në botë, duke bërë punën që i pëlqente sa s’thuhet dhe në të cilën, pavarësisht moshës së saj relativisht të re (30 vjeç), ishte një nga më të aftat dhe më të vlerësuarat e fushës.

      Â«Mirëmbrëma kolonel» i tha duke nxjerrë në pah buzëqeshjen e saj më të këndshme. «Për çfarë kam nderin?»

      Â«Profesoresha Hanter, mjaft me këto ojna. E dini shumë mirë arsyen për të cilën po ju thërras. Leja që ju është dhënë për të përfunduar punimet tuaja ka skaduar që prej dy ditësh dhe kështu që ju nuk mund të qëndroni më aty.»

      Zëri i tij ishte i prerë dhe i vendosur. Këtë herë, as pamja e tij