Atropos. Federico Betti. Читать онлайн. Newlib. NEWLIB.NET

Автор: Federico Betti
Издательство: Tektime S.r.l.s.
Серия:
Жанр произведения: Полицейские детективы
Год издания: 0
isbn: 9788873045762
Скачать книгу
në fytyrë nuk dukej se po vinte për ta përshëndetur.

      â€œPërshëndetje Xamanji, kam nevojë për ju”, foli duke hyrë direkt në temë.

      â€œDuhet të përgatitem për më të keqen?”, e pyeti inspektori.

      â€œUroj vetëm mos të jetë ndonjë gjë e komplikuar, por me siguri do jetë diçka e pakëndshme. Morëm një telefonatë nga një person që thotë se kishte mbërritur në shtëpinë e vajzës dhe e kishte gjetur atë pa jetë.”

      â€œDo kisha preferuar ta filloja ditën ndryshe”, u shpreh Xamanji, “A dihet ndonjë informacion më shumë? Dua të them, referuar nga ky personi që ka telefonuar.”

      â€œZonja tha se kishte mbërritur në shtëpinë e vajzës së saj dhe se ajo nuk ia kishte hapur derën pavarësisht se zilja kishte rënë disa herë, kështu që zonja, që me sa duket kishte çelësat e apartamentit, u kthye në shtëpinë e vet, mori çelësat dhe, kur hapi derën, e gjeti atë të shtrirë në dysheme në dhomën e ndenjes.”

      â€œKuptova.”, tha Xamanji dhe, pas një pauze të shkurtër, shtoi: “E pse duhet të jetë vrasje? Nuk mund të ketë vdekur nga shkaqe natyrale? Një aksident?”.

      â€œNuk e di”, iu përgjigj kapiteni, “Besoj se gjëja më e mirë është të shkojmë në vendngjarje dhe të mundohemi të kuptojmë diçka më shumë për atë që ka ndodhur... Zonja që telefonoi, po pret që të shkojmë atje dhe unë i thashë që të rrinte në dispozicion për çdo gjë.”

      â€œDakort.”, tundi kokën Xamanji, “Tani po shkoj që të kontrolloj.”

      Vajza gjendej akoma e shtrirë mbi dysheme, pikërisht në po atë pozicion ku e kishte gjetur e ëma.

      â€œNuk kam prekur asgjë, mund t’ju siguroj për këtë”, tha zonja sikur të shfajësohej menjëherë për diçka që nuk e kishte bërë, pasi i pa ata t’i tregonin distinktivin e policisë.

      â€œKeni qenë në rregull”, iu përgjigj Xamanji. “A mund ta di si e keni emrin?”

      â€œKiara. Kiara Balxani.”, u prezantua ajo. ”Dhe ajo është vajza ime”, shtoi më tej, duke u kthyer nga trupi i vajzës, sikur të qe akoma gjallë.

      â€œE kuptoj. A mund të na thoni edhe emrin e vajzës suaj, ju lutem?”

      â€œOh.. sigurisht, më duhet t’ju kërkoj ndjesë. Jam akoma e tronditur për atë çfarë ka ndodhur. Quhet... quhej... Luçia Mistroni.”

      â€œJu faleminderit.”, foli Xamanji, dhe pastaj shtoi: “A mund ta di se cila është arsyeja që nuk hezituat të njoftoni policinë? Dua të them, e ndjera mund të ketë pasur ndonjë infarkt apo mund të ketë vdekur nga ndonjë lloj tjetër shkaku natyral, apo jo?”. Dhe, duke u kthyer nga agjenti Marko Finoki që kishte afër, tha: “Të marrim shënim çdo gjë.”

      Agjenti tundi kokën.

      â€œPyetja juaj është e drejtë, por siç duket vajza ime kishte ca kohë që merrte telefonata kërcënuese. Prandaj mendja më shkoi menjëherë te një vdekje jo natyrale, dhe kështu që ju telefonova.”

      â€œTelefonata kërcënuese? Po dihet se kush i telefononte?”

      â€œJo, edhe pse kam patur gjithmonë dyshimin ose edhe bindjen, nëse mund ta quani kështu, dhe kjo ishte edhe ndjesia e vajzës sime, se ai që e telefononte qe një ish i fejuar i saj.”, sqaroi gruaja. “Marrëdhënia e tyre kishte përfunduar në mënyrën më të shëmtuar, ishin grindur vërtet shumë keq. Në periudhën e fundit të fejesës ata grindeshin shpesh.”

      â€œE kuptoj”, tundi kokën Xamanji, “Do na nevojitet që të dimë çdo gjë mbi vajzën tuaj. Mosha, ça pune bënte, pasionet që kishte, adresat dhe emrat e miqve të saj. Po ky ish i fejuari i saj? A dini të na thoni emrin e tij? Çdo lloj informacioni që dini rreth atij. Dhe... diçka tjetër: aktualisht vajza juaj ishte e martuar? E fejuar? Beqare? E shikoni pra, nuk mund të përjashtojmë asnjë pistë hetimi”

      â€œMe aq sa di unë, tani Luçia ishte beqare.”

      Inspektori bëri një pauzë të shkurtër për të vështruar rreth e rrotull.

      Apartamenti, i vendosur në katin e parë të një pallati të vogël i ndërtuar rishtazi në periferi të Bolonjës, dukej elegant, nga ata modernët, me një arredim thuajse minimal dhe kombinime të krijuara me goxha shije. Nëpër dritare nuk kishte grila dhe, gjatë ditës, drita e diellit ndriçonte përsosmërisht çdo pjesë të tij.

      â€œApartamenti ishte në pronësinë e vajzës suaj?”, pyeti agjenti Finoki.

      â€œPo, sigurisht.” Me sa dukej, zonjës Balxani kjo i dukej një pyetje fare pa lidhje.

      Vajza ime e kishte paguar plotësisht apartamentin, sqaroi e ëma.

      Dhe më tej sqaroi edhe se Luçia Mistroni kishte një pozicion goxha të rëndësishëm në kompaninë ku punonte, edhe pse e bija kurrë nuk e kishte saktësuar mirë se cili qe pozicioni i saj.

      â€œAtëherë? A mund të na thoni emrin e ish të fejuarit të vajzës suaj?”, pyeti Xamanji.

      â€œPo, më falni.”, tha zonja Balxani. “Personi që kërkoni quhej Paolo Karnevali. Nëse nuk ka lëvizur prej andej, banesa e tij gjendej në rrugën Krakovia, në krah të Parco dei Cedri, numri... 10, besoj”.

      â€œShkëlqyeshëm. Për momentin ju faleminderit zonjë. Kini parasysh se çdo lloj informacioni që do të dini, do të jetë me vlerë për hetimin. Edhe diçka tjetër: Policia Kriminalistike do duhet të kontrollojë çdo centimetër të këtij apartamenti, me shpresë se kjo mund t’i shërbejë gjetjes së autorit të këtij krimi, për të cilin do jetë krejtësisht e pamundur hyrja e tij këtu brenda gjatë ditëve në vazhdim. Do vendosim menjëherë shenjat vulosëse.”

      Zonja tundi kokën në shenjë dakordësie.

      â€œDo të bëj të pamundurën për të gjetur vrasësin.”

      Pasi u përshëndetën dhe zbritën përsëri në rrugë, inspektori Xamanji dhe agjenti Finoki u nisën në drejtim të zyrave të Qendrës Operative.

      

      III

      Nuk ishte kushedi se çfarë, por tani ndoshta kishte gjetur një pistë hetimi, në pritje për të mësuar rezultatet nga kontrolli në apartamentin e Luçia Mistronit.

      Nga orari i drekës, inspektori Xamanji bashkë me Marko Finokin, u paraqitën të dy në apartamentin numër 10 në rrugën Krakovia për të folur me Paolo Karnevalin.

      I ranë ziles