Një Flluskë Jashtë Kohe. Andrea Calo'. Читать онлайн. Newlib. NEWLIB.NET

Автор: Andrea Calo'
Издательство: Tektime S.r.l.s.
Серия:
Жанр произведения: Зарубежные любовные романы
Год издания: 0
isbn: 9788873048336
Скачать книгу
Brava e sigurisë në derën e dhomës u fut menjëherë automatikisht pas mbylljes së derës pas kurrizit tim. Ashensorit iu deshën disa sekonda përpara se të arrinte në katin tim dhe kur u hapën dyert, brenda ishte një burrë mjaft i shëmtuar, që vinte erë të keqe dhe shumë i shëndoshë, pothuajse obez. Kishte një model qesharak të flokëve në kokën e tij pothuajse tullace që, me sa duket, donte ta mbulonte me çdo kusht. Po të kisha qenë në vendin e tij, do të kisha menduar për një paruke. E kishte mbajtur shikimin e tij manjak të fiksuar në gjoksin tim për gjithë kohën që m’u desh të arrija në holl. Funksionon, mendova dhe menjëherë harrova ndjenjën e bezdisë që ai vështrim këmbëngulës do të më kishte shkaktuar në një situatë tjetër. Përkundrazi, i isha pothuajse mirënjohës që më siguroi provën që kërkoja për efektivitetin e asaj përshtatjeje të vogël që kisha planifikuar për t’u shfaqur tërheqëse në sytë e John-it.John ishte ulur në holl, më priste ndërsa shfletonte një nga revistat e vëna në dispozicion të klientëve dhe vizitorëve. Ishte elegant, si një ditë më parë. Kishte veshur një këmishë të kaltër me një kravatë të hollë, me vija ngjyrë ari dhe të zeza. Mbi këmishë kishte xhaketën e ditës së mëparshme. Pantallonat formonin një kostum me xhaketën, tregonin një suvatim të lehtë që nuk e kisha vënë re mbrëmjen e mëparshme. U afrova me hap të shpejtë, ndërsa ai më vuri re, duke ndjekur me shikim ecjen time.

      «Mirëmëngjes John. Kërkoj falje për vonesën, ke shumë që pret?», pyeta në siklet. Më ishte kthyer papritur frika se mund të vinte re ënjtjen nën sytë e mi.

      «Mirëmëngjes Katherine. Po pres vetëm prej disa minutash. A keni kaluar një natë të mirë? Ndonjë problem?».

      «Gjithçka shumë mirë, faleminderit. Më zuri gjumi pothuajse menjëherë mbrëmë në darkë. Isha kaq e lodhur sa nuk u kujtova të fikja televizorin, mendo. Kam fjetur si një fëmijë gjatë gjithë natës dhe në mëngjes ndjehesha plotësisht e shplodhur», gënjeva, pa turp.

      «Shumë mirë. Megjithatë çudi, sytë tuaj do të donin të më sygjeronin të kundërtën e saktë. Mendova se kishit qarë. Gëzohem të di se gabohem dhe në vend të kësaj keni pushuar mirë».

      “Dreqin!”, mendova. Gjoksi im nuk kishte pasur asnjë efekt mbi këtë njeri, e mundur? Ai i kishte vënë re menjëherë sytë, të fryrë si topa tenisi. Duhej t’i thoja diçka për ta qetësuar.

      «Sytë e mi? Oh John, mos i kushtoni vëmendje. Unë jam gjithmonë kështu në mëngjes sapo ngrihem. Pastaj rregullohen vetë. Pse duhet të kisha qarë? Nuk kam arsye, a nuk mendoni?», ishte e vetmja gjë që mund të sajoja për momentin.

      «Unë nuk mund ta dija këtë. Jam vërtet shumë i lumtur që ju jeni mirë». Kuptova që po i përkeqësoja gjërat, do të kishte qenë më mirë të zhvendosnim bisedat tona në tema të tjera.

      «Shkojmë të hamë mëngjes? Unë paskam pak uri, po ju?»

      «Po, shkojmë. Ju lutem», u përgjigj, duke më ftuar me një krah për t’i paraprirë në rrugën drejt sallës së restorantit. Dukej që ishte me të vërtetë një burrë galant. Ishte një burrë që unë e perceptoja si “të rrallë” me sytë dhe shqisat e mia. Në restorant shërbehej një mëngjes ndërkombëtar. Kishte kaq shumë gjëra për të ngrënë sa mund të ushqehej një ushtri e tërë atë ditë. John morri një kafe amerikane që e përzjeu lehtazi me qumësht të ftohtë. Unë u hodha mbi diçka më të rëndë: reçelna të ndryshëm me bukë dhe gjalp, fruta të freskëta, proshutë, salsiçe dhe djathëra. Të gjitha këto ishin të shoqëruara nga një lëng i bollshëm portokalleje të përqëndruar. John më shikonte i habitur.

      «Ç’farë keni që më shikoni në atë mënyrë?», pyeta ndërsa nxehtësia pushtonte qafën time. Imagjinoja skuqjen që po mbulonte fytyrën time në atë moment të saktë. Gjithmonë shprehja emocionet e mia të pakontrolluara përmes reflekseve të pakontrolluara të trupit tim. Nuk iu kisha fshehur shumë nga jeta ime njerëzve. Vetëm sekreti im më i madh nuk kishte dalë kurrë jashtë mureve të shtëpisë sonë, po të mos kishte qenë për dhjetëra shtrydhës trush që kishin patur mundësi të ushtronin shkencën e tyre tek unë, thjesht për zgjedhje dhe dëshirë të nënës sime.

      «Vërej me kënaqësi vlerësimin tuaj për kënaqësitë dhe mrekullitë e tavolinës. Është tipike për një italian, e di?», m’u përgjigj duke buzëqeshur. Po tallej me mua, ishte e dukshme.

      «Ç’farë doni të thoni me këtë? Mbrëmë në darkë mbeta pa ngrënë, kam pirë vetëm kafe dhe pastaj shkova të fle. Dhe është e arsyeshme, njerëzore dhe fizike të kesh uri! Dhe ç’hyjnë italianët në gjithë këtë?». Donte luftë? Isha gati të luftoja me të njëjtat armë! Piruni im me një copë salsiçe të ngulur mbeti për pak kohë i ngritur në ajër, mbajtur nga dora ime që nuk dinte më të vendoste ta ulte në pjatë apo drejt gojës.

      «Mbrëmë në darkë, kur ju pyeta nëse kishit darkuar, m’u përgjigjët që nuk e kishit zakon të hani shumë para se të flini. Iu besova fjalëve tuaja dhe nuk guxova të ngulmoja shumë për t’ju ofruar një zemër. Ju kërkoj ndjesë, ndoshta duhet të kisha ndjekur më mirë instiktin tim. Sa i përket italianëve, i keni parasysh ato grupet që nisen nga qytetet e mëdha për një pushim jashtë mureve të shtëpisë së tyre, duke blerë paketat e plota të ushqimit dhe fjetjes? Nuk lënë t’ju bjerë as një thërrime buke nga tavolina e tyre. Me justifikimin se kanë paguar gjithçka, zhyten si derra dhe shëndoshen deri sa nuk e njohin veten kur kthehen në shtëpi».

      Nuk mund të mbaja të qeshurat ndërsa, ndërkohë, kisha filluar të haja me shije. Ai njeri më zbaviste, ndihesha mirë me të. Fillova të mendoj se ndoshta duhej të kisha ndarë me të situatën time dhe qëllimin kryesor të vizitës sime. Megjithatë, nuk do të kisha pretenduar ndihmë nga ana e tij. Ashtu si, me siguri, nuk do ta refuzoja nëse do ta ofronte me vullnetin e tij spontan.

      «Dhe ku dini gjë ju se si sillen italianët? Pastaj nuk janë të gjithë njësoj. Sipas meje, i dashur John, ju keni në mendje stereotipin e italianit të vrazhdë dhe zhurmaxhi, ngrënës të madh picash dhe makaronash, që i bie mandolinës dhe që është gati për t’ia hedhur të parit që gjen. E kam mirë?», e ngacmova për të përballuar pastaj goditjen e fatit, «Italianët pastaj janë dashnorë të mëdhenj, e dini këtë apo jo?». Shpërtheva në të qeshur ndërsa ai po ulte filxhanin e tij të zbrazët, tregonte një vështrim të ashpër.

      «Si thoni nëse vazhdojmë me check-out-in dhe të nisemi? Rruga është e gjatë. Shoh që nuk keni me vete valixhen tuaj», u përgjigj, më shumë i zënë ngushtë nga shigjeta ime e fundit që, pa dyshim, duhet të kishte goditur në shenjë.

      «Po John, italianët bëjnë dashuri vërtet mirë! Kujtojeni këtë, gjithmonë. Po shkoj të marr valixhen time, shihemi këtu për disa minuta, nëse nuk takoj ndonjë italian në ashensor», replikova duke shkelur syrin siç do të bënte një vajzë e vogël papërmbajtshmërisht e kënaqur që po i mbante mëri një konkurrenti.

      «Katherine!», më thirri, «Duhet të vishni diçka më të ngrohtë, të rehatshme dhe të përshtatshme para se të dilni. Në Wallowa bën shumë ftohtë, sidomos në këto ditë, nuk do doja që të sëmureshit». Kishte fituar ai edhe një herë. Me qetësinë, seriozitetin dhe mirësjelljen e tij, kishte arritur fjalë për fjalë të më tërhiqte përgjatë rrugës së tij. Tani isha unë që po e ndiqja atë dhe e bëja me kënaqësi dhe me mirënjohje ekstreme. Kishte menduar për mua, që unë të mos sëmuresha, me mospërfillje ndaj batutave si vajzë e fëlliqur që sapo kisha shqiptuar dhe që, në njëfarë mënyre, duhej ta kishin prekur thellë. Duhej të rregulloja gabimin tim. “Por unë e bëra gjithë këtë për ju, John!”, isha gati të thoja, por u përmbajta në kohë vetëm për të shmangur një tjetër figurë të keqe, tashmë kisha bërë mjaft në vetëm një orë të ditës. Gjithashtu e dija shumë mirë që e kisha bërë këtë kryesisht për veten,