Një Flluskë Jashtë Kohe. Andrea Calo'. Читать онлайн. Newlib. NEWLIB.NET

Автор: Andrea Calo'
Издательство: Tektime S.r.l.s.
Серия:
Жанр произведения: Зарубежные любовные романы
Год издания: 0
isbn: 9788873048336
Скачать книгу
sferën që duket sikur i çon pas në kohë me mua. Fillojnë të flasin, fjalë që ende nuk arrij të kuptoj, por nga shprehja e tyre pothuajse duket se më kanë zili. Vihem sërish në kërkim të një rrugëdaljeje. Ishte e kotë deri tani të kërkoje, sepse koha duhej të ndiqte rrugën e saj dhe njohuritë kishin nevojë të plotësoheshin. Vetëm tani e ndiej qasjen e momentit të lindjes sime të re, nuk mund ta humbas këtë takim për mua kaq të rëndësishëm. Drita e jashtme filtron përmes një çarjeje të vogël që tenton të zgjerohet dhe që aty do të dal, për të kuptuar.

      Prej shumë pak kohësh kam filluar të kuptoj fjalët që thonë ata jashtë, falë edhe ndihmës dhe pranisë së vazhdueshme të nënës sime në jetën time. “Duhet të hyjmë për të dalë me ty”, përsërisin pafundësisht, me fytyrat lutëse dhe të tërhequra nga pritja e kotë. Drita të zbehta të jetëve të kaluara dhe të ardhme trondisin përshtypjet e mia, ndjesitë e kaluara, të tashmë dhe të ardhëm janë kapakët e rëndë të ekzistencës sime dhe të tyre. Lexoj në mendjet e tyre frikëra fëminore, të zmadhuara nga vitet dhe nga përvoja. Zënë pjesën më të madhe të kujtesës së tyre, qoshe të errëta dhe tavane të prishura pezullojnë në trurin e tyre, rripa lëkure të fiksuara dhe të drejtuara nga duart me kallo, fytyra të deformuara nga zemërimi dhe nga zhgënjimi rehatohen në mënyrë të pandërprerë në bebet e syrit, britma dhe kërcënime bëjnë jehonë në daullet e veshit. “Duhet të hyjmë për të dalë me ty!”. Materializimi i fiksimeve të përsëritura dhe zakoneve më absurde, të rrënjosura me forcë në tru nga prindër jo të zgjedhur nga unë. Thonë që duan të hyjnë për të dalë me mua, për të eleminuar vuajtjen e frikërave të kaluara dhe rrjedhimisht edhe pa ato që janë të pranishme apo të ardhshme; por duhet të kenë kujdes, sepse aty ku koha humbet çdo vlerë, është e lehtë që e kaluara të ngatërrohet me të ardhmen dhe të zërë vendin e saj.

      E çara zgjerohet gjithnjë e më shumë, përpiqem të dal, shtyj, sforcohem me supet e mia të vogla, bie në dyshemenë e zhveshur dhe të ftohtë. Pastaj mbledh veten dhe zbuloj që jam kthyer ajo e mëparshmja. Asgjë nuk ka ndryshuar dhe asgjë nuk do të ndryshojë. Papritmas, një goditje e papritur dhe e dëshpëruar, qindra njerëz po lëvizin drejt flluskës: ndoshta, përmes plasaritjes që tashmë është mbyllur, dikush ka arritur të hyjë. Mua sfera më duket transparente edhe nga jashtë, dhe vetëm njerëzit e ngjeshur përreth saj më pengojnë të shoh brenda. Por nëse njëri prej tyre ka arritur të hyjë, do të arrijë deri në fund, do të përfundojë ciklin vetëm nëse e kthen kujtesën e tij në një zbrazëti. Nuk ka hapësirë për të mbushur në një zbrazëti. Shikoj përreth vetes dhe e di, edhe pa mbajtur mend, se kam qenë këtu në këtë botë. Më mirë kështu: pa kujtimet, e kaluara ime nuk do mund të jetë kurrë edhe e ardhmja ime. Thjesht, sepse nuk e mbaj mend. Di vetëm që momenti i vdekjes sime është i përputhur me formimin e flluskës. Fillimi i rilindjes sime. Jeta dhe vdekja ngatërrohen, e kaluara dhe e ardhmja mbivendosen dhe koha nuk ekziston më. Kush ka humbur shpresën dhe nuk e ka kuptuar se fundi nuk do të ishte asgjë tjetër përveçse fillimi, nuk mund ta kuptojë kurrë atë që ka kaluar edhe kufijtë e kohës dhe të kujtimeve, siç kam bërë unë. Ata do të mbeten përgjithmonë të burgosur të kujtimeve të tyre, të obsesioneve dhe të anktheve të tyre.

      Koha ka humbur çdo kuptim të sajin, ajo do jetë nëna jonë. Kthehem pas një çast, të tjerët nuk na ndjekin më. Edhe nëna ime, janë rikthyer të gjithë drejt sferave të tyre. Nuk do na shohin më. Ndoshta nuk na kanë parë kurrë për atë që jemi në të vërtetë.

      Mblodha gjurmët e kurajos që më kishin mbetur akoma, shkunda nga trupi dhe nga mendja ime gjithë ndalimet që më ishin vendosur ndër vite dhe vura re që tashmë për mua kishte ardhur momenti të ripërshkoja hapat e mi, njëri pas tjetrit, sipas radhës. Do të më duhej të kapërceja kufirin e asaj periudhe të pacaktuar, të errët kaluar midis dy jetëve të mia dhe për të cilën nuk kisha dhe akoma nuk kam asnjë kujtim, asnjë imazh të qartë. Kur rishoh të kaluarën time, humbas kontaktin me realitetin e së tashmes sime. Shkëputem dhe mendja ime fillon të udhëtojë, e shoqëruar nga trupi im…

       Jetoj në Joseph, në Oregon, në një shtëpi prej druri që shikon nga bregu i liqenit Wallowa, një pasqyrë e mrekullueshme uji e gërmuar midis maleve me të njëjtin emër që e rrethojnë. Shtëpia është e vendosur në një kep të vogël, nga i cili ajo dominon liqenin në gjithë shtrirjen e tij, ashtu si dhe shtëpitë e tjera të pakta që gjenden në këtë zonë, më tepër të banuara nga barinj dhe fshatarë. Mali Sacajawea duket mirë nga oborri dhe nga dhomat, me gjithë madhështinë e tij dhe bardhësinë e dëborës që e mbulon për një pjesë të madhe të stinës së ftohtë. Shtëpia është goxha e madhe, ndoshta shumë që të mbajë një person të vetëm, mesa duket. Hapësirat e përmasave gjigande, pothuajse shpërndarëse, përshtaten me të gjitha gjërat që mund të gjenden në këto anë. Fasada e jashtme është e lyer me një ngjyrë të kuqe të fortë, e ndërprerë nga dritare të bardha dhe me kontrastin e çatisë me rasa elegante, lehtësisht venitur nga dielli dhe njollosur nga kolonitë e myshkut jeshil që e popullojnë në anën më të ftohtë dhe të lagësht. Duket mirë edhe nga larg sidomos kur lyerja është e freskët dhe e ndritshme aq sa reflekton mirë rrezet e diellit. Ndërsa brenda mbretëron druri shqeto me ngjyrën e tij natyrale, nuk kam dashur kurrë ta modifikoj me zgjedhjen time, pavarësisht këshillave të njerëzve. Unë jetoj e izoluar, si një heremit i larguar nga bota, nga komuniteti. Gjithmonë kam dëshiruar paqen dhe urryer përballjen. Asnjë zhurmë e ndryshme nga tingujt e prodhuar nga natyra nuk shqetëson kohën time, netët e mia ashtu si dhe ditët e mia. Në netët me hënë të plotë, drita futet me forcë në dhoma dhe më shpaloset pranë, duke më shoqëruar në mendimet e mia, duke u tallur me perdet që mbulojnë dritaret, duke i zbardhur plotësisht. Nuk nevojiten qirinjtë, por unë i ndez gjithsesi sepse adhuroj aromën e dyllit të shkrirë nga forca e pakundërshtueshme e zjarrit. Me to, ndez edhe zjarrin e oxhakut në netët e ftohta dimërore. E dua zjarrin dhe nxehtësinë që ai çliron me energjinë e tij, trungjet aromatike prej druri pishe, ende të mbrujtur me rrëshirën e tyre, që digjen me ndadalë, kërcitjen e prodhuar nga flakët që i përpijnë. I shkruaj mendimet e mia në një ditar, që me vdekjen time të mos tretem e gjitha. Do të derdh përmbajtjen e ditëve dhe gjithë emocionet e mia në faqet e tij, duke i kthyer në gjurmë boje shkrimi që dikush ndonjë ditë ndoshta do mund të lexojë, nëse do të ketë dëshirë apo kuriozitet të zbulojë diçka nga unë ose nëse do të dojë ndoshta të më gjejë. Më ndihmon pamja imponuese e liqenit tim të adhuruar, tek i cili linda dyzet e pesë vite më parë dhe që shoh nga dritarja e dhomës sime të gjumit, çdo ditë. Nuk ka në botë një pikturë më të mirë pikturuar nga ndonjë piktor. Kam dashur ta sistemoj tavolinën e shkrimit pikërisht në vendin nga ku mund të shijohet panorama më e mirë, që të mund të më presë dhe shoqërojë më së miri gjatë rrëfimeve të mia të përditshme. Mu dhëntë aftësia dhe hiri, të mos mërzis apo ofendoj ndonjë dhe nëse nuk është kështu, ju kërkoj ndjesë dhe ju lutem të mos mallkoni personin tim por thjesht të vini këto faqe në vendin ku i keni gjetur ose t’jua jepni atyre që jua kanë dhuruar. Dhe ti i dashuri im, nëse ndonjëherë do lexosh këto mendime, lidhi përgjithmonë me dashurinë që ndjej për ty. Dhe nëse mundesh, falmë.

      Sistemova gjërat më të rëndësishme në një valixhe mjaftueshëm të madhe por pa i kushtuar shumë vëmendje, parashikoja një zgjatje mjaft të gjatë për udhëtimin tim. Pak a shumë kjo ishte ajo që kisha përcaktuar para se të nisesha. Valixhja ime kishte veshje të rënda dhe të ngrohta, duke qenë stina tashmë afër një dimri, thuhej, mjaft të ashpër. Ditët e ngrohta verore tashmë ishin një kujtim i largët, megjithatë i ftohti nuk më ka mërzitur kurrë. Më ndihmonte të mendoja, ndërsa rrija lumturisht e ulur në divanin e sallonit tim të ngrohtë, me një filxhan çaji jasemini që nxirrte avull, të mbajtur midis duarve. Pasi rinovova pasaportën, prenotova fluturimin American Airlines me nisje nga aeroporti J.F.K. në orën pesë të pasdites së ditës tjetër dhe drejtuar në Portland. Gjatë javës mund të gjendej