Forcat E Kundërta. Aldivan Teixeira Torres. Читать онлайн. Newlib. NEWLIB.NET

Автор: Aldivan Teixeira Torres
Издательство: Tektime S.r.l.s.
Серия:
Жанр произведения: Детская проза
Год издания: 0
isbn: 9788873047650
Скачать книгу
Ato çfarë e bëjnë qenien njerëzore vërtet të veçantë janë cilësitë që shkëlqejnë përmes punës së tij. Pushteti, pasuria dhe dukja në shoqëri nuk e bën të lumtur gjithësecilin. Kjo është ajo çfarë po kërkoj tek mali i shenjtë: Lumturinë dhe fushën totale të "forcave të kundërta." Kam nevojë të dal jashtë për pak. Hap pas hapi, këmbët më çojnë jashtë kasolles që ndërtova. Shpresoj për ndonjë shenjë fati.

      Dielli të nxeh jashtë mase, era bëhet më e fortë dhe asnjë shenjë nuk duket. Si do ta kaloj unë sfidën e tretë? Si do të jetoj me dështimin nëse nuk jam në gjendje të realizoj ëndrrën time? Përpiqem të heq nga mendja mendimet e këqija por frika është më e fortë. Kush isha unë para se të hipja në mal? Një djalë i ri, krejt i pasigurt, me frikën për t’u përballur me botën dhe njerëzit. Një djalë i ri i cili luftoi një ditë për të drejtat e tij por ato nuk iu dhanë. E ardhmja më ka treguar se kjo ishte më e mira. Nganjëherë ne fitojmë duke humbur. Ma ka dëshmuar jeta këtë. Disa zogj cicërojnë rreth e rrotull meje. Me sa duket ata e kuptojnë shqetësimin që kam. Nesër do jetë një ditë e re, dita e shtatë e qëndrimit në majën e malit. Fati im gjendet në rrezik nga kjo sfidë e tretë. Lutuni, lexues, që unë të mund ta kaloj me sukses.

      Një ditë e re vjen. Koha është e këndshme dhe qielli është i kaltër në të gjithë pafundësinë e tij. Gjithë përtesë, ngrihem nga krevati duke fërkuar sytë, i përgjumur. Dita e madhe mbërriti dhe unë jam i përgatitur për këtë. Para së gjithash, më duhet të përgatis mëngjesin. Me elementet që arrita të gjej një ditë më parë, nuk do të jetë aq i varfër. Përgatis tiganin dhe nis të skuq vezët e pulës. Yndyra spërkatet dhe gati më bie në sy. Sa herë në jetë, duket se të tjerët na lëndojnë me shqetësimet e tyre. Ha mëngjesin, pushoj pak dhe përgatis strategjinë time. Sfida e tretë duket se është çdo gjë tjetër por e lehtë jo. Për mua është e pakonceptueshme të vras. Epo, edhe kështu, do të më duhet ta përballoj. Me këtë vendim, filloj të eci dhe shumë shpejt gjendem jashtë kasolles. Sfida e tretë nis këtu dhe përgatitem për të. Marr shtegun e parë dhe nis të eci. Pemët në anë të shtegut janë të mëdha me rrënjë të thella. Çfarë po kërkoj në të vërtetë? Sukses, fitore dhe arritje. Gjithsesi, nuk do të bëj asgjë që bie në kundërshtim me parimet e mia. Për mua reputacioni qëndron përpara famës, suksesit dhe pushtetit. Sfida e tretë po më vë në siklet. Për mua të vrasësh është krim edhe nëse bëhet fjalë vetëm për një kafshë. Nga ana tjetër, dua të hyj në shpellë dhe të bëj kërkesën time. Kjo përfaqëson dy "forca të kundërta" ose "shtigje të kundërta."

      Qëndroj përsëri te shtegu dhe lutem që asgjë mos të gjej. Kushedi, ndoshta sfida e tretë duhej të anashkalohej. Nuk ma ha mendja se roja do ishte aq tolerante. Rregullat duhet t’i zbatojnë të gjithë. Ndalem për pak dhe nuk mund t’i besoj asaj që kam para syve: një mace e egër me tre këlyshat e saj që luajnë rreth e rrotull meje. Kaq e pat. Unë nuk do të vras mamanë e tre këlyshave. Nuk kam zemër. Mirupafshim sukses, mirupafshim shpella e dëshpërimit. Mjaft më me ëndrra. Unë nuk e kalova sfidën e tretë dhe tani po largohem. Do të kthehem në shtëpinë time dhe te të dashurit e mi. Gjithë nxitim, kthehem në kasolle për të bërë gati valixhet e mia. Unë nuk e përfundova sfidën e tretë.

      Kasollja është shembur fare. Ça do të thotë e gjitha kjo? Një dorë më prek lehtë në sup. Hedh sytë mbrapa dhe shoh rojen.

      —Përgëzimet e mia, i dashur! Ti e kalove sfidën dhe tani ke të drejtën për të hyrë në shpellën e dëshpërimit. Fitove!

      Përqafimi i fortë që më dha, më pështjelloi akoma më shumë. Çfarë po thoshte kjo grua? A mund të diskutohej ëndrra ime dhe shpella pas këtyre që ndodhën së fundmi? Nuk më besohej.

      —Çfarë kërkon të thuash? Unë nuk e përfundova sfidën e tretë. Shikoji duart e mia: Janë të pastra. Nuk do t’i lyeja dot me gjak.

      —Nuk e di ti? Ta merr mendja se një fëmijë i Zotit do ishte në gjendje të kryente një mizori të tillë si ajo që të kërkova? Nuk kam fare dyshim se ti je mjaft i vlefshëm për të realizuar ëndrrat e tua, ndonëse mund të zgjasë pak derisa ato të bëhen realitet. Sfida e tretë të vlerësoi plotësisht dhe ti demonstrove dashuri të pakushtëzuar për krijesat e Zotit. Kjo është gjëja më e rëndësishme për një qenie njerëzore. Një diçka tjetër: Vetëm një zemër e dëlirë do t’i mbijetojë shpellës. Mbaji të pastra zemrën dhe mendimet e tua në mënyrë që ta kalosh.

      —Të faleminderit ty Zot! Të faleminderit, jetë për këtë shans. Të premtoj se nuk do të të zhgënjej.

      Emocioni më pushtoi të tërin si kurrë ndonjëherë para hipjes në mal. A ishte shpella vërtet në gjendje të bënte mrekullira? Gati-gati isha në zbulim të saj.

      Pasi fitova sfidën e tretë, u bëra gati të hyja në shpellën e frikshme të dëshpërimit, shpella që realizonte ëndrrat e pamundura. Isha akoma një tjetër ëndërrimtar i cili do të përpiqej të provonte fatin. Që prej momentit që u ngjita në mal, nuk isha më ai i pari. Tani kisha shumë besim në vete dhe në universin e mrekullueshëm që më mbajti. Përqafimi që më dha gruaja e çuditshme më parë më dha akoma më shumë qetësi. Tani ajo gjendej aty pranë meje duke më mbështetur me të gjitha mënyrat. Kjo ishte mbështetja që nuk e mora kurrë nga njerëzit e mi të dashur. Valixhen time të pandarë e kisha vënë poshtë krahut. Ishte momenti që t’i thosha lamtumirë malit dhe mistereve të tij. Sfidat, roja, fantazma, vajza e re dhe vetë mali që dukej se merrte frymë, të gjitha më kishin ndihmuar të rritesha. Isha gati të shkoja dhe të përballesha me shpellën e frikshme. Rojen e kisha në krah dhe ajo do më shoqëronte në këtë udhëtim për tek hyrja e shpellës. Ne ikim pasi dielli tashmë po zbret drejt horizontit. Planet tona janë në harmoni të plotë. Bimësia rreth e përqark shtegut ku po ecim dhe zhurma e kafshëve e bën ambientin të duket shumë rural. Heshtja e rojes gjatë gjithë rrugëtimit duket se na parathotë rreziqet që shpella mban të mbyllur brenda saj. Ndalemi për pak. Zërat e malit ngjajnë se duan të më thonë diçka. Përfitoj nga ky rast për të thyer heshtjen.

      —A mund të pyes për diçka? Kush janë këto zëra që më torturojnë kaq shumë?

      —Ti dëgjon zëra. Interesante. Mali i shenjtë ka aftësinë magjike të bëjë bashkë të gjitha zemrat ëndërrimtare. Ti je në gjendje të ndjesh këto dridhje magjike dhe t’i interpretosh ato. Sidoqoftë, mos u kushto shumë vëmendje pasi ato mund të të çojnë drejt dështimit. Përpiqu të përqendrohesh tek mendimet e tua dhe ato do të frenohen disi. Ki kujdes. Shpella është në gjendje të zbulojë dobësitë e tua dhe t’i përdorë ato kundra teje.

      —Të premtoj që do të kem kujdes për veten. Unë nuk e di se çfarë më pret në shpellë por kam besim se shpirtrat ndriçues do më ndihmojnë. Vihet në pikëpyetje fati im dhe në njëfarë mase edhe i pjesës tjetër të botës.

      —Në rregull pra, kemi pushuar mjaft. Le të vazhdojmë të ecim sepse nuk na mbetet edhe shumë deri në perëndim të diellit. Shpella duhet të jetë afro çerek milje prej këndej.

      Fëshfërima e hapave fillon sërish. Çerek milje ndan ëndrrën time nga realizimi i saj. Gjndemi në anën perëndimore të majës së malit atje ku erërat janë edhe më të forta. Mali dhe misteret e tij ... Mendoj se kurrë nuk do ta njoh të gjithin. Çfarë më shtyu të ngjitem në të? Premtimi se e pamundura do bëhet e mundur dhe instiktet e mia të aventurës dhe eksplorimit. Në fakt, po më vrisnin ato çka ishin të mundura dhe rutina e përditshme. Tani e ndjej veten të gjallë dhe gati për të kapërcyer sfidat. Shpella është afër. Mund ta shoh tashmë hyrjen e saj. Duket shumë e madhe, por